Ballina Aktualitet

Meta thirrje për protestë paqësore dhe larg çdo akti dhune

TIRANË, 21 Qershor /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka theksuar rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Me anë të një deklaratë për shtyp, Presidenti çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

“Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e Presidentit Meta.

“Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”, theksohet më tej në deklaratë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca në rrugëtimin e saj europian
Artikulli tjetërNis protesta e opozitës përballë Kryeministrisë