TIRANË, 21 Qershor /ATSH/ -Partitë opozitare kanë nisur mbrëmjen e sotme protestën e nëntë kombëtare në Tiranë.
Mbështetësit e opozitës jo parlamentare janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin përpara Kryeministrisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë të ditur më herët se do të jetë i shoqëruar në protestë nga bashkëshortja e tij Aurela dhe vajzat Dafina dhe Viktoria.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së Kryeministrisë.
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe kërkesa e tyre është ngritja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Kjo është protesta e nëntë kombëtare e PD dhe aleatëve të saj, ndërsa e shtata që zhvillohet pasdite.
/gj.mima/ /a.g/

























