Ballina Bota

BRUKSEL – Holanda kundërshton idenë e buxhetit të përbashkët të eurozonës

BRUKSEL, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri holandez, Mark Rutte hodhi poshtë çdo ide të një buxheti të përbashkët të eurozonës, ndryshe nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili kërkoi në mbyllje të samitit europian, për të vijuar punën për këtë çështje.

‘’Unë kam kërkuar dhe rikonfirmoj sot se puna mund të vijojë. Ne na duhet në fakt një buxhet në nivel të mjaftueshëm dhe të besueshëm’’, pohoi Macron pas një takimi kushtuar reformës së zonës  euro me homologët e BE-së.

Ai theksoi veçanërisht se një buxhet i tillë duket të ketë një funksion stabilizimi, për t’i ardhur në ndihmë shteteve të eurozonës në rast krize ekonomike.//v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikimi online, kursim kohe dhe mundi për bizneset
Artikulli tjetërPërmirësimi infrastrukturës, INSTAT: Ulet me 11,5 % numri i aksidenteve rrugore