TIRANË, 19 qershor /ATSH/ – Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho reagoi pas deklaratës së sotme të Kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
“Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash”, thekson Spaho.
“Polici, gaz lotsjellës, dhunë, kërcënime frikësim dhe përçarje janë mjetet me të cilat kryeministri po përpiqet të ruajë pushtetin”, shprehet Spaho.
“Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”, deklaron Spaho.
/gj.mima/ /a.g/












