Ballina Flash

FOTOGALERI/ Zonat e mbrojtura, destinacion tërheqës i 253 mijë turistëve vendas e të huaj

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ – Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor ku përveç bukurive bregdetare ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë e cila i ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

Mbi 253 mijë turistë vendas e të huaj vizituan zonat e mbrojtura në maj 2019 duke shënuar thuajse 65 mijë vizitorë më shumë se në maj 2018.

“Zonat e mbrojtura, destinacione të padiskutueshme të turizmit gjithëvjetor natyror. Edhe këtë fundjavë të nxehtë turistë nga Belgjika, Gjermania, Franca, Holanda, Kina, Austria përveç vizitorëve të shumtë vendas zgjodhën të pushonin në atraksionet që ofrojnë zonat e mbrojtura si ujërat termale të Bënjës, Shpella e Akullit, ujëvara e Sotirës, Kanionet e Osumit, Kepi i Rodonit e shumë destinacione të tjera në parqet kombëtare “Bredhi Hotovës”, “Mali i Dajtit”, “Shebenik-Jabllanicë” e “Divjakë-Karavasta”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur. /a.a/ /a.g/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson mbetet në krye edhe pas votimit të dytë të konservatorëve
Artikulli tjetërDispozitat e Kodit Penal për ata që prekin zgjedhjet e lira