Ballina Aktualitet

E turpshme djegia e shkollës në Shkodër, përpjekje e dëshpëruar

TIRANË, 19 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryeministri Edi Rama e cilësoi si të turpshme djegien e ambienteve të shkollës mbrëmjen e të martës në Shkodër.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative Nr. 1 në Tiranë, Rama tha se, “vështirësitë na stimulojnë. Duhet t’i kuptojmë dhe ata janë në hall të madh. Fatkeqësi e madhe shumë, po nuk kanë çfarë të bëjnë, janë përpjekje të dëshpëruara, grahmat e fundit. Do bëjnë akoma edhe ca sherre të tjera, po nuk kanë asnjë të ardhme. Janë pa të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Është e gjitha një përpjeke e dëshpëruar. Nuk kanë asnjë mundësi të bëjnë gjë sepse nuk kanë popullin me vete”.

Sipas kryeministrit është e qëllimshme e gjitha. “Është për televizor, për fotografi, për ta çuar jashtë që ky vend nuk meriton të hapen negociatat. Sepse kanë tmerrin, që po u hapën negociatat, fillon kapitulli i drejtësisë dhe aty pastaj nuk ka më. Siç ka ndodhur në vende të tjera. Me krijimin e provave që shteti i së drejtës funksionon. Siç ka ndodhur gjithandej”.

Kryeministri u shpreh se opozita tashmë s’ka ç’bën më dhe merret me përgjime që duhet të ishin hetuar dhe provuar.

“Ato biseda i bëj prapë dhe s’kam asnjë. Janë biseda për fushatën elektorale, për komisionerët, për objektivat. Po prandaj i mundim ata se jemi të organizuar. Po ata ngaqë i bëjnë vetë këto punë mendojnë se i bëjmë dhe ne. Ajo histori kishte të bënte me Flamur Nokën dhe ca rrugaçë që godisnin njerëzit po ça ti bësh”, – tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral
Artikulli tjetërRrëmuja e opozitës nga frika e Reformës në Drejtësi