MADRID, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Drejtësia spanjolle nuk lejoi që një nga indipendentistët katalanas në burg, Oriol Junqueras, të marrë detyrën e tij si deputet në Parlamentin Europian, sipas gazetës ”El Pais”.
Gjykata refuzoi t’i japë Junqueras leje të jashtëzakonshme për të marrë pjesë në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve të hënën, më 17 qershor, që të betohej si eurodeputet.
Sipas gjykatës, zhvendosja e Junqueras në Bruksel do ta kishte vënë gjyqin kundër tij në një “rrezik të pakthyeshëm”./ /os/ a.jor.














