LONDËR, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja Theresa May nuk ka ndërmend të bëjë publike preferencën e saj në mesin e 10 kandidatëve në garë për udhëheqjen e konservatorëve dhe kryeministër i Britanisë së Madhe.
“Nuk është puna juaj”, iu përgjigj May me një gjysmë buzëqeshje gazetarëve.
Deri tani, rreth 100 deputetë nga 313 në total, nuk e kanë shprehur publikisht zgjedhjen e tyre midis 10 pretendentëve të një konkurrence në të cilën parashikohet fitues ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson.
”Në çdo rast, nuk kam asnjë në plan që të braktis politikën ose Parlamentin”, deklaroi May.
“Unë do të mbetem anëtare dhe do të vazhdoj të përfaqësoj votuesit e zonës sime në këtë legjislaturë’’, theksoi ajo./ /os/ a.jor.






















