Ballina Bota

SHBA – Me nivelin aktual të ngrohjes globale 17% e gjallesave detare do të zhduken

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Rreth 17% e gjallesave detare (peshq, jo vertebrorë, gjitarë) mund të zhduken deri në vitin 2100 nëse prodhimi i CO2-shit mban ritmin aktual, paralajmëron një vlerësim ndërkombëtar i pazakontë i shfaqur sot në revistën amerikane PNAS.

Ky zvogëlim i gjallesave detare, që ka filluar dhe që merr parasysh vetëm efektet klimatike, pa konsideruar faktorët e tjerë (kryesisht peshkimi dhe ndotja), do të ketë një impakt madhor në biodiversitet por gjithashtu në sigurinë ushqimore.

“Nga ana tjetër nëse bota arrin të ruajë nivelin e ngrohjes globale nën dy gradë Celsius, ky reduktim do të limitohet në vetëm 5%”, thekson ky studim. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoha që Europa të ndezë dritën e gjelbër për bisedimet, Shqipëria e bëri detyrën
Artikulli tjetërJuncker: Zgjedhjet në 30 qershor e qytetarët s’duhet të pengohen, përndryshe vonohet perspektiva europiane e Shqipërisë