Ballina Bota

VATIKAN – Papa Françesku: Dua të shkoj në Irak

VATIKAN, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Papa Françesku shprehu sot dëshirën për të vizituar Irakun, në vitin 2020, pavarësisht kushteve të sigurisë, ende të pagarantuara në këtë shtet.

”Një mendim më shoqëron gjithmonë kur mendoj për Irakun. Kam dëshirë ta vizitoj vitin e ardhshëm. Ky vend duhet të ecë përpara”, pohoi ai një fjalim, pas priti pjesëmarrësit e Mbledhjes së Ndihmave për Kishat e Lindjes (ROACO).

Ai shprehu gjithashtu urimin që vendi të mos bjerë sërish pre e tensione që vijnë nga konfliktet e vjetra mes fuqive rajonale.

”Sovrani i shenjtë ka shprehur edhe më parë dëshirën për të vizituar Irakun. Kushtet nuk janë ende të favorshme për një udhëtim të tillë”, konfirmoi në janar numri dy i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet projekti i lotit I të mbikalimit Pallati me Shigjeta-sheshi Shqiponja
Artikulli tjetërFelaj: Data e zgjedhjeve është e caktuar më 30 qershor, argumentet e Presidentit pa referencë kushtetuese