Ballina Bota

BM – Konfirmohen 10 kandidatë për kreun e konservatorëve pas May

LONDËR, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Janë 10 kandidatët e pranuar nga Komiteti 1922 për të garuar për zëvendësimin e Theresa May në krye të Partisë Konservatore britanike dhe më pas si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Na garë sigurisht që është favoriti Boris Johnson që ndiqet nga Michael Gove, Jeremy Hunt, Sajid Javid, Andrea Leadsom, Dominic Raab, Matt Hancock, Rory Stewart, Esther McVey dhe Mark Harper.

Ndërsa jashtë mbetet Sam Gimah, i vetmi mbështetës i një referendumi të dytë mbi Brexit, që nuk ishte në gjendje të merrte mbështetjen minimale të tetë deputetëve për të hyrë në garë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTOKHOLM – Presidenti koreanojugor në Finlandë, ndalesa e parë e turneut nordik
Artikulli tjetërZhdekretimi i datës së zgjedhjeve nga Meta, shkelje e rëndë kushtetuese