Ballina Bota

SHËNDETËSI – Qeset e zeza të dëmshme për njeriun

ANKARA, 7 qershor /ATSH-AA/ – Kryetari i Shoqatës për Zhvillimin e Ndërgjegjësimit Mjedisor dhe profesor në Fakultetin e Farmacisë, Hamdi Temel thotë se substancat më toksike dhe kancerogjene ndodhen në qeset e zeza të najlonit.

‘’Ministria turke e Mjedisit ka zbatuar një projekt që synon zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike’’, theksoi ai.

Temel konsideron se qeset plastike janë shumë të dëmshme për mjedisin dhe njerëzit.

“Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë turke të Mjedisit, ka një ulje rreth 70 % të përdorimit të qeseve plastike. Është shumë e rëndësishme për të zvogëluar dëmin që shkaktojnë qeset plastike”, shpjegon Temel.

Ai thotë se përdorimi i qeseve plastike ndikon edhe në ngrohjen globale.

“Bimët, pemët dhe perimet rriten aty ku qeset lihen të kalben, ne jemi ata që i hamë ato dhe pastaj ato kimikate na dëmtojnë. Nëse nuk shkatërrohen atëherë i hanë kafshët dhe kështu bëhen shkaku i vdekshmërisë së tyre”, tha Temel.

Ai mendon se janë të dëmshme edhe ushqimet dhe pijet e ngrohta që i lemë në gota ose pjata plastike.

“Absolutisht duhet t’i largojmë nga jeta jonë. Nuk duhet të përdorim gota plastike, pjata plastike, lugë, pirunë me ushqime ose pije të ngrohta që lihen në to”, përfundoi Temel./   /os/ /em/ a.jor.

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSakollari takim me banorët e Lagjes 13 në Durrës
Artikulli tjetërLezhë – Ndreu, premton fokus të veçantë ndaj veteranëve