UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi me tarifime të reja ndaj shtetit kinez për një shifër që përkon përafërsisht me 300 miliardë dollarë.
“Do të vendos në dy javët e ardhshme, ndoshta pas samitit të G20 në Osaka’’, theksoi Trump.
Në këtë takim, presidenti Trump duhet të takohet me udhëheqësin kinez Xi Jinping.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë në Osaka”, përfundoi presidenti amerikan./ /os/ a.jor.























