BRUKSEL, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Më shumë se një e katërta e sasisë së pesticideve të përdorura në bujqësinë amerikane janë të ndaluara në Bashkimin Europian, 3% dhe 2% janë të ndaluara përkatësisht në Kinë dhe Brazil, sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën ‘’Environmental Health’’.
Bëhet fjalë së pari për herbicidet, por edhe për insekticidet dhe fungicidet.
Nga 373 përbërësit e lejuar për t’u përdorur në bujqësinë amerikane në 2016, 72 prej tyre ishin të ndaluar në Bashkimin Europian./ /v.b/ a.jor.






















