Ballina Bota

BM – Farage: Edhe ”Brexit” për çështjen Brexit

LONDËR, 7 qershor /ATSH-ANSA/- Kreu i partisë së re britanike ”Brexit”, Nigel Farage bëri një vizitë surprizë sot në Downing Street për të dorëzuar një letër që formalizonte kërkesën e qeverisë së konservatorëve për të përfshirë partinë e tij, pas suksesit të saj në zgjedhjet europiane në maj, në negociatat me Brukselin për largimin nga BE.

Farage përsëriti se ishte në favor të një Brexit pa marrëveshje duke thënë se ai ishte i bindur se marrëveshjet e favorshme tregtare mund të gjendeshin jashtë vendit./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Një gazetar investigativ arrestohet për posedim droge
Artikulli tjetërVlorë, Mezini: Vëmendja tek qytetarët dhe shtimi i vendeve të punës