Ballina Flash

ISHP: Disa minuta ecje në ditë transformon shëndetin

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Disa minuta ecje në ditë mund të transformojë shëndetin, trupin dhe mendjen.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 2 orë ecje në javë mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru me 30%. Po kështu me vetëm 40 minuta ecje tri herë në javë ndihmon kujtesën.

Simptomat e depresionit ulen me 30% me vetëm 30 minuta ecje, ndërsa rreziku nga diabeti ulet me 29% nëse bëni 3.500 hapa në ditë.

“75 minuta ecje e shpejtë në javë mund të shtojë pothuajse 2 vite jetë ndërsa 60 minuta ecje në ditë mund të ulë rrezikun nga obeziteti”, thotë ISHP.

Rreziku nga  sëmundjet e zemrës zvogëlohet nëse bëni 30-60 ecje në shumicën e ditëve të javës ndërsa 4 orë ecje në javë mund të zvogëlojë rrezikun e frakturave deri në 43%. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ndahen çmimet shkencore për vitin 2018, çmimi i karrierës për Luan Omarin
Artikulli tjetërFOTO/ Rehabilitim kanaleve kulluese dhe ujitëse në Patos