FOTO/ Rehabilitim kanaleve kulluese dhe ujitëse në Patos

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Në bashkinë e Patosit po vijon puna për pastrimin e kanalit të njohur si “Përroi i Lagjes së Re”.

Kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, inspektoi punimet për pastrimin e këtij kanali problematik prej dekadash me radhë.

Së shpejti ky kanal do të jetë tërësisht i rehabilituar, duke iu shtuar kilometrave të tërë të kanaleve që bashkia Patos ka rehabilituar gjatë viteve të fundit.

Me rehabilitimin e këtij kanali nuk do të ketë përmbytje të tokave për fermerët e kësaj zone./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.