Ballina Bota

BRUKSEL – Europarlamentarët: Ambicie të përbashkëta për Europën

BRUKSEL, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Dalin në pah provat e para të mirëkuptimit mes populistëve, socialdemokratëve, liberalëve dhe të gjelbërve në Parlamentin Europian.

Udhëheqësit e grupeve përkatëse, Manfred Weber (PPE), Udo Bullmann (S&D), Guy Verhofstadt (ALDE) dhe bashkëkryetarët e të gjelbërve, Ska Keller dhe Philippe Lamberts, nënshkruan një dokument në të cilën ata ranë dakord për një marrëveshje për të përcaktuar një shumicë të qëndrueshme në Parlamentin Europian.

Në një shënim grupet përcaktojnë se ata “kanë rënë dakord për një proces politik për të përcaktuar një ambicie të përbashkët për legjislaturën e ardhshme” dhe se “kjo do të sigurojë një bazë për të ardhmen e Parlamentit Europian”.

Bashkëpunimi duhet të fillojë më 12 qershor dhe të përfundojë në kohë për Këshillin Europian, më 20-21 qershor.

Udhëheqësit e grupeve përkatëse nënshkruan këtë dokument të përbashkët./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakD-Day 1944 – Ambasadori gjerman që kërkoi të shpëtonte botën
Artikulli tjetërFOTO/ Ritme folku dhe tango argjentinase, spektakël në 5 qytete shqiptare