TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 5 qershor 2019 u vendos miratimi i rregullit teknik për pajisjet radio, si dhe njohja e ndërsjellë e vlerësimit të konformitetit të tyre dhe përcaktimit të listës së standardeve të harmonizuara, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Këshilli i Ministrave bën me dije se: Vendimi nr. 546, datë 13.6.2013, “Për miratimin e rregullit teknik për pajisjet radio dhe fundore të telekomunikacioneve dhe njohjen e ndërsjellë të vlerësimit të konformitetit të tyre”, është shfuqizuar.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.
/m.z/e.caushi/






















