TIRANË, 5 qershor/ATSH/ – Rruga “Qazim Rroji” në qendër të qytetit të Shkodrës, i është nënshtruar procesit të rehabilitimit.
Një rrugë me densitet të lartë qarkullimi, ajo ka pasur si problem mungesën e kanalizimeve të ujërave të bardha. Pavarësisht se ka qenë me asfalt, ai është shkatërruar pikërisht nga mungesa e tyre.
Këtë fakt e ka evidentuar edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen.
Ademi falënderoi qytetarët për kontributet e mbështetjen, duke mundësuar kthimin e të ardhurave të mbledhura, në investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Puna për sistemimin e shesheve dhe rrugëve të qytetit të Shkodrës, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2019. Synohet përmirësimi i standardeve të jetës së qytetarëve në atë çfarë mund të konsiderohet përditshmëri dhe impakt sapo kalon pragun e shtëpisë./k.s/j.p/













