Ballina Bota

ESTONI – Shkencëtarët protestojnë për mungesën e fondeve

TALIN, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Disa qindra pedagogë dhe kërkues estonezë manifestuan sërish sot para parlamentit në Talin dhe Ministrisë së Arsimit për të denoncuar mungesën e fondeve për kërkimet shkencore.

Këto veprime janë pjesë e një greve paralajmëruese, të njoftuar gjatë një manifestimi të ngjashëm, të enjten e kaluar.

Manifestuesit i paraqitën pretendimet e tyre në kontestin e vendimeve të fundit të qeverisë si ulja e taksës ndaj pijeve alkoolike dhe refuzimit për të rritur pagat e forcave të shpëtimit.

”Stop shpenzimeve në dëm të së ardhmes, filloni të investoni për të’’, thuhej në një pankartë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Përfundon rehabilitimi i Poliklinikës së Lushnjës, përfitojnë 186 mijë banorë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – IA parashikon edhe suksesin e aktorëve