Ballina Bota

LONDËR – Johnson refuzon takimin me Trump

LONDËR, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Konservatori britanik, Boris Johnson, një nga kandidatët për postin e kryeministrit, nuk do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, pavarësisht propozimit të këtij të fundit për një takim kokë më kokë, sipas agjencisë Press Association dhe gazetës ”Mirror”.

”Por, ish-ministri i Jashtëm britanik dhe presidenti amerikan kanë pasur një bashkëbisedim telefonik shumë të përzemërt”, thotë ”Mirror”.

”Një bashkëbisedim telefonik shumë i përzemërt që zgjati 20 minuta”, thekson gazeta, që shton se Johnson nuk do ta takojë presidentin Trump pasi koha e takimit përkonte me një tubim elektoral të ish-kryetarit të bashkisë së Londrës, i cili po kërkon të zëvendësojë
Theresa May në Downing Street.

“Trump telefonoi Johnsonin dhe i ofroi një takim kokë më kokë. Ky i fundit e falënderoi, por e refuzoi ftesën sepse përkonte me një angazhim elektoral dhe e siguroi se mezi priste ta takonte në një tjetër moment”, shkruan gazeta ”Mirror”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDua Lipa, imazhi i markës së famshme franceze Yves Saint Laurent
Artikulli tjetërDeputeti i Bundestagut, Josip Juratovic: Ata që bëjnë protesta të dhunshme nuk e duan Shqipërinë në BE