Ballina Bota

SHBA – Pompeo: Dyshime për planin e paqes në Lindjen e Mesme

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dyshime se plani i ardhshëm i paqes i SHBA-së për Lindjen e Mesme, i përgatitur nga dhëndri i Donald Trump, mund të pritet me skepticizëm dhe të konsiderohet si i pazbatueshëm, raportoi dje ”Washington Post”.

Aspektet ekonomike të këtij plani me objektiv zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez do të shpalosen me 25 dhe 26 qershor gjatë një konference të organizuar në Manama, në Bahrein.

Deri më tani plani është kundërshtuar nga palestinezët, të cilët mendojnë se Uashingtoni nuk është një negociator i besueshëm për shkak të mbështetje pa kushte të shtetit hebre.

”Plani ka mundësi të kundërshtohet”, konfirmoi Mike Pompeo, gjatë një takimi privat në Konferencën e kryetarëve të organizatave kryesore hebraike amerikane, sipas ”Washington Post”./ /v.b/ a.jor.

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAvionët sportivë, miratohen rregullat e reja të fluturimit
Artikulli tjetër10 mijë vizitorë gjatë muajit maj në muzetë e Beratit