Ballina Bota

GJERMANI – E ardhmja e koalicionit e paqëndrueshme pas dorëheqjes së Nahles

BERLIN, 3 qershor /ATSH-DPA/ – E ardhmja e koalicionit qeverisës të kancelares gjermane, Angela Merkel duket e paqëndrueshme, pasi liderja e aleatit të saj të vogël, njoftoi në mënyrë të papritur dorëheqjen, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet europiane të muajit të kaluar.

Andrea Nahles tha se do të jepte sot dorëheqjen nga kreu i socialdemokratëve, SPD, pas të dhënave se ajo nuk kishte më mbështetjen e nevojshme për të kryer detyrat e saj.

Largimi i saj mund të çojë në zgjedhje të parakohshme nëse SPD vendos të dalë nga qeveria e formuar pas zgjedhjeve të 2017.

SPD arriti të marrë vetëm 15,8 % të votave në zgjedhjet për Parlamentin Europian muajin e kaluar.

Udhëheqësit e partive do të takohen sot për të diskutuar për mënyrën më të mirë për të ecur përpara, pasi takimi urgjent i së dielës, përfundoi pa ndonjë konkluzion konkret.

Rolf Muetzenich do të jetë kreu i përkohshëm i grupit të partisë në Bundestag, ndërsa kreu i landit të Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer, u vetofrua që përkohësisht të drejtojë partinë.

Por, disa kandidatë potencialë për të zëvendësuar Nahles u përjashtuan nga gara të dielën, përfshirë ministrin e Financave, Olaf Scholz, i cili para se të dorëhiqej, kishte thënë se SPD nuk do të shkonte në një koalicion tjetër me CDU pas zgjedhjeve të ardhshme.

Kandidatja e mundshme për zëvendësimin e Nahles është Manuela Schwesig, kreu i landit të Mecklenburg-Vorpommern./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPakti për Universitetet, shërbimet e përfituara përmes kartës së studentit
Artikulli tjetërLONDËR – Trump, mbështetës i Brexit, në vizitë në BM