Ballina Flash

Pakti për Universitetet, shërbimet e përfituara përmes kartës së studentit

TIRANË, 3 qershor /ATSH/- Çmime të reduktuara për transport dhe 14 fusha të tjera shërbimesh përfitojnë të rinjtë, me Kartën e re të Studentit.

Në kuadër të Paktit me Universitetet, qeveria mban premtimin për Kartën e Studentit.

Tashmë Karta e Studentit është sot realitet i prekshëm në duart e studentëve, që përfitojnë çmimeve të reduktuara për shërbime të ndryshme në fushën e shëndetësisë, artit, kulturës, sportit, banka e deri në fushën e drejtësisë.

Studentët tani përfitojnë me Kartën e Studentit: përgjysmim të tarifave për teatër, muze, galeri, parqe, kontroll shëndetësor, barna me rimbursim, paketa shëndetësore, strehim social, stadium, pallate sporti, palestra, shtëpi pushimi, zona të mbrojtura, shërbime bankare, kredi, kurse formimi profesional të rimbursueshme, certifikata gjyqësore dhe shërbime noterie.

e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Në aplikimin për viza edhe profili në rrjetet sociale
Artikulli tjetërGJERMANI – E ardhmja e koalicionit e paqëndrueshme pas dorëheqjes së Nahles