Ballina Aktualitet

Basha: Protestat, rruga e vetme për largimin e së keqes

TIRANË, 31 maj/ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi sot se “protestat e bashkimit popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes dhe e largimit të të keqes”.

Në fjalën e tij gjatë një takimi me simpatizantë të PD-së në zonën e ish-Kinostudios, Basha theksoi se “sot që na ndajnë vetëm 2 ditë nga protesta, mund të them se sot është dita për të luftuar për qytetin tonë, kryeqytetin tonë, shtetin tonë”.

“Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku s’mban më. Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim Bashës, as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi i së keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur, të dashur bashkëqytetarë, se kur do ta rrëzojmë”, tha Basha.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Roma: BE-ja duhet të angazhohet më shumë në Libi
Artikulli tjetërThaçi merr pjesë në Forumin e Sigurisë “To be Secure” në Mal të Zi