Ballina Bota

INDI – Modi bën betimin për kryeministër

NJU DELHI, 30 maj /ATSH-DPA/ – Narendra Modi bëri sot betimin për kryeministër të Indisë për herë të dytë pasi partia e tij “Bharatiya Janata” (BJP) arriti të fitojë zgjedhjet e përgjithshme.

Presidenti i BJP-së, Amit Shah, i cili shihet si kryearkitekti i fitores së partisë në zgjedhjet e përgjithshme, ishte mes ministrave që u betuan si anëtarë të kabinetit të Modit.

BJP-ja arriti të marrë 303 deputetë në “Lok Sabha”, dhoma e ulët e Parlamentit, duke përmirësuar rezultatin e saj me 282 deputetë në vitin 2014.

Opozita “Indian National Congress”, partia e dytë më e madhe, arriti 52 deputetë më pak. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahet nga jeta aktori i madh i humorit, Muhamet Liko
Artikulli tjetërRaporti i KE, aprovim i arritjeve që ka bërë Shqipëria