Ballina Bota

SHBA – Trump u kundërvihet shkencëtarëve për klimën

NJU JORK, 29 maj /ATSH-ANSA/ – President amerikan, Donald Trump po përgatitet për të nisur goditjen në betejën kundër ndryshimeve klimatike.

”Pas daljes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshje e Parisit për Klimën, presidenti amerikan po përgatitet të heqë të gjitha dispozitat e kohës së ish-presidentit Barack Obama mbi emetimet”, raporton ”New York Times”.

”Trump synon gjithashtu të ngrejë një komitet për klimën”, shtoi NYT.

Këtë komitet për klimën do ta drejtojë një shkencëtar nga Princeton, kritik ndaj teorisë që ndryshimet klimatike shkaktohen nga njeriu, ndërkohë që mbron idenë se kjo shkaktohet nga dyoksidi i karbonit.

Qëllimi i Trump është të verë në pikëpyetje këto konkluzione shkencore, mbi të cilën bazohen politikat e ndryshimeve klimatike./   /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ FA vijojnë stërvitjen ndërkombëtare “Përgjigje e menjëhershme – 19” në Kroaci
Artikulli tjetërBayern në sulm për Dybala, gati 80 milionë euro për Juventusin