Ballina Flash

Qendra Malazeze forcon bashkëpunimin mes Kosovës e Malit të Zi

PRISHTINË, 29 maj /ATSH/ – Në Prishtinë sot është hapur Qendra Malazeze ku pjesëmarrës ishin krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo ditë është e veçantë sepse po hapet shtëpia e progresit e cila e thellon bashkëpunimin me shtetin malazez.

“Është ditë e veçantë se po hapet shtëpia e progresit. Jam i bindur për thellim të bashkëpunimit duke besuar në paqe e mirëkuptim dhe të jeni të sigurt se Kosova do vazhdojë të mbetet partneri më strategjik për rrugëtim të përbashkët që të jemi pjesë euroatlantike”, – tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është shtëpia e malazezëve dhe do kujdeset që të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë të ndihen si në shtëpi.

“Historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit por ajo që mund ta konfirmoj sot është se jemi në dritë, jemi në paqe dhe jemi aleatë”, – tha ai.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se duke hapur këtë qendër tregohet bashkëpunimi i mirë i shqiptarëve dhe malazezëve dhe mes shtetit të tij e të Kosovës.

Ai u shpreh se kjo qendër do jetë urë lidhëse dhe mbështetje për malazezët në Kosovë.

I pranishëm në hapjen e Qendrës Malazeze ishte edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli i cili teksa ofroi përkrahje për komunitetin malazez që jetojnë në Kosovë, tha se Kosova dhe Mali i zi e kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe se bashkëpunimi do vazhdojë. /KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës çel projektin për financimin e nismave të grave sipërmarrëse
Artikulli tjetërBraçe: Plani i Bashës iu fal oligarkëve 13.6 miliardë lekë, thellon pabarazinë