Ballina Bota

VARSHAVË – Punonjësit e ”Airbus” në grevë për rritje pagash

VARSHAVË, 28 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 220 punonjës të ”Airbus” në Poloni, nga 750 që numëron kompania, u hodhën sot në grevë për të kërkuar rritje të pagave, njoftoi dega e sindikatës ‘’Solidaritet’’.

Kompania e cila ndodhet në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Varshavë-Okecie prodhon pjesë të avionëve ushtarakë taktikë CASA C295, si dhe pjesë për avionë të tjerë të ”Airbus” dhe për avionë ushtarak polakë me një motor Orlik.

Bordi drejtues i kompanisë konfirmoi për median se një pjesë e personelit është në grevë, pa dhënë më shumë detaje./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantohet portali “Mjekë për Shqipërinë”, 191 vende vakante pune në dispozicion
Artikulli tjetërMorinë, bllokohen 375 kg kafe nga Kosova dhe 21,6 tonë qumësht pluhur nga Serbia