Ballina Flash

Elbasan, tabela turistike në monumentet kryesore

TIRANË, 28 maj/ATSH/ – Zhvillimi i turizmit në qytetin e Elbasanit ishte në qendër të një takimi të zhvilluar ditët e fundit mes specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës, sektori i Elbasanit dhe shoqatës franceze “Sites & Cités remarquables de France”.

Gjatë takimit u diskutua se çfarë është bërë deri tani në lidhje me sinjalistikën turistike, me vendin e mundshëm të vendosjes së tabelave orientuese e sinjalizuese, si edhe llojet dhe numrin e përgjithshëm te tyre.

Nga ana e specialistëve të sektorit të Elbasanit ishte bërë një informacion i përgjithshëm mbi disa monumente më kryesore të qytetit si kalaja e Elbasanit, qendra historike, kulla e Sahatit, etj.

Pjesë e këtij takimi ishin Mari Lyse, e cila është dhe përfaqësuesja e shoqatës franceze, bashkia Elbasan me specialistët e kulturës, specialistë të kulturës së bashkisë Cërrik dhe përfaqësues të shoqatës “Arkivi Digital”, të cilët janë partnerë të hershëm të këtij projekti.

Pas mbarimit të takimit u zhvillua dhe një vizitë në ambientet e shoqatës “Arkivi Digital”, një nga partnerët kryesor në këtë projekt i cili na ndihmon në dhënien e informacioneve të ndryshme, materiale dhe foto të vjetra të qytetit të Elbasanit./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Punime mirëmbajtjeje në hidrocentralin e Fierzës
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Samiti i Brukselit pa sinjal telefonik