FOTO/ Punime mirëmbajtjeje në hidrocentralin e Fierzës

TIRANË, 28 maj /ATSH/- Ndërhyrjet e kryera në hidrocentrale përgjatë vitit të fundit, por edhe përgjatë këtij viti, kanë siguruar një eficiencë më të madhe të përdorimit të ujit. Investimet kanë garantuar edhe më shumë siguri për mirëfunksionimin e portave të shkarkimit në hidrocentrale si dhe funksionim normalisht të tyre.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) bën të ditur se, punime të rëndësishme po vijojnë të kryhen në gjithë rrjetin energjetik të vendit ndërkohë që në Hec-in e Fierzës po punohet për mirëmbajtjen e pajisjeve elektromekanike të agregatit nr. 3.

Hec-i i Fierzës punon me 4 agregatë me kapacitet 125 MW secili.

Investimet dhe punimet e vazhdueshme të stafit në këtë Hec kanë eliminuar të gjitha defektet dhe anomalitë, ndërsa është kryer rehabilitimi dhe remonti i sistemeve të nevojshme.

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.