Ballina Flash

Vera shton përkujdesjen për lëkurën

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Po vjen vera dhe së bashku me të edhe dëshira për të pasur një lëkurë perfekte.

Ekspertët rekomandojnë që temperaturat e larta dhe rrezet ultraviolet të luftohen me produktet e duhura që vijnë si rrjedhojë e një studimi mjekësor për lëkurën, llojet dhe problemet e saj.

Vitet e fundit, stina e nxehtë është shoqëruar më përkujdesje më të madhe ndaj vetes.

Para ekspozimit në diell, ekspertët propozojnë trajtimin e zonave të ndryshme të trupit, për të patur një dukje sa më ideale dhe pa pasoja në shëndet. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshqimet më të mira që ju bëjnë të dukeni më të rinj
Artikulli tjetërBardhi: Letrat e Ramës për dialog, hipokrite