Ballina Aktualitet

Bardhi: Letrat e Ramës për dialog, hipokrite

TIRANË, 27 maj/ATSH/ “Edi Rama nuk bën asgjë tjetër me letrat e tij, veçse nxit dhunë dhe provokon qytetarët që u ka shkuar thika e pushtetit të tij në palcë”, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

“Këto ditë kam lexuar me qindra komente për letrat hipokrite dhe hilacake të Edi Ramës, por efektin e vërtetë të tyre e kuptova gjatë protestës së fundit. Në momentin kur përpiqesha të ndaloja qytetarë të zemëruar tek Parlamenti, njëri prej tyre, rreth 50 vjeç, i revoltuar nga ndërhyrja ime, më tha: “Pse ma heq të drejtën të marr hak? Edi Rama më ka lënë fëmijët pa bukë. Tani tallet me mua me ato letrat në facebook””, tha Bardhi.

“Në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan ‘ftesa për dialog’, Edi Rama bën mirë të kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar”, shtoi ai.

“Kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, sipas tij, “është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës”.

“Vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, është garanci për mirëqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë”, tha Bardhi./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVera shton përkujdesjen për lëkurën
Artikulli tjetërPrezantohen kandidatët socialistë për bashkitë e qarkut Gjirokastër