Ballina Bota

AUSTRI – Ekstremi i djathtë kërkon shkarkimin e Kurz

VJENË, 27 maj /ATSH-AFP/ – Partia e ekstremit të djathtë austriak, FPÖ do të bashkojë votat e saj me ato të së majtës për të shkarkuar kancelarin konservator, Sebastian Kurz gjatë mocionit të mosbesimit që do të zhvillohet sot, njoftoi lideri i ri i kësaj partie, Norbert Hofer.

”FPÖ do të miratojë mocionin e mosbesimit’’, njoftoi ai pas një takimi të strukturave drejtuese të partisë në Vjenë.

Partia Social-demokrate njoftoi të dielën në mbrëmje se edhe ajo do të votonte gjithashtu pro mocionit.

Këto dy forca politike zotërojnë së bashku shumicën absolute. Koalicioni ”e djathtë-ekstremi i djathtë” në pushtet në Austri u shpërbë një javë më parë, pas publikimit të një video komprometuese për FPÖ, ndërsa zgjedhjet e parakohshme legjislative parashikohen të mbahen në shtator./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZGJEDHJE PE – Salvini forcon ndikimin në Itali
Artikulli tjetërBerat, restaurohet banesa Dollani, monument kulture i kategorisë I