TIRANË, 25 maj/ATSH/- Pas përfundimit të protestës së opozitës, punonjësit e mirëmbajtjes në bashkinë e Tiranës kanë nisur pastrimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste mbeten shenjat e një kaosi si shishet e ujit, një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara si dhe shashka që hidhen.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas protestës së zhvilluar duke falënderuar punonjësit për pastrimin e bulevardit.
“Faleminderit kolegëve, qyteti xixë sërish. Tirana kthehet në normalitet”, shprehet Veliaj. /k.s/ /a.g/






















