BERLIN, 24 maj /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane respekton vendimin e dorëheqjes së homologes së saj britanike, Theresa May, pas dështimit për miratimin e planit të tërheqjes nga Bashkimi Europian, deklaroi sot Martina Fietz, zëdhënëse e Angela Merkelit.
“Qeveria gjermane kërkon të ruajë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë britanike, po njësoj, pa asnjë ndryshim’’, tha zëdhënësja, duke anashkaluar të japë një prononcim në lidhje me pasojat e dorëheqjen që lidhen me Brexit, një proces që varet nga zhvillimet e politikës së brendshme britanike./ /v.b/ a.jor.




















