LONDËR, 24 maj /ATSH-AA/- Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, është para një presioni gjithnjë e në rritje nga aleatët e saj konservatorë, ndërsa është duke shqyrtuar nëse do të dorëzohet dhe të japë dorëheqje apo do të luftojë për të ruajtur planin e saj për Brexit-in dhe të përfundojë mandatin e saj si kryeministre.
Fati i May duket se është vulosur të enjten në mëngjes pas dorëheqjes të ministres së kabinetit, Andree Leadsom.
Deputetët konservatorë duan që May të japë dorëheqjen.
Nëse jo, atëherë ata paralajmëruan se do të përpiqen “ta rrëzojnë”.
Shumë konservatorë e akuzojnë kryeministren May për zvarritje dhe konsiderojnë se tani ajo është një pengesë për Brexit-in./ /os/ a.jor.












