Ballina Bota

SLLOVENI – Ngrihet Muzeu i Kontrabandës

LUBJANË, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Në zonat që dikur përdoreshin për kalimin e kufirit midis Italisë dhe Sllovenisë, atëherë pjesë e Jugosllavisë, në Prestava, është ngritur një i ashtuquajtur Muzeu i Kontrabandës.

”Në sallat e ekspozitës krijohet atmosfera që mbretëronte përgjatë kësaj zone kufitare, që është rindërtohet përmes imazheve arkivore”, tha drejtori i muzeut, Vladimir Peruniçiç në një konferencë për shtyp.

”Sidomos në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur banorët e kësaj ane kërkonin të përmirësonin standardin e jetesës duke kontrabanduar mallrat mes dy vendeve”, shtoi ai.

Muzeu i Kontrabandës është pjesë e një projekti të muzeve kufitarë që synon të kujtojnë vendet e quajtura ”Kulla Ushtarake e Vertoibas”, stacionin e trenit në Nova Gorica dhe Koleksionin e Përhershëm të Kujtesës, të vendosur në zonën e varrezave, në Gorizia.

Falë bashkëpunimit dypalësh italo-slloven, qëllimi i ardhshëm do të jetë lidhja infrastrukturore e katër muzeve./   /os/  /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump edhe në Irlandë gjatë turit europian
Artikulli tjetërFOTO/ Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, “Biodiversiteti ynë, ushqimi ynë, shëndeti ynë”