RIAD, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar një ulje sot, në vazhdën e premtimit të Arabisë Saudite se do të promovonte paqen në Lindjen e Mesme, që do të çonte në parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve në rajon, përfshirë edhe mbështetjen për arritjen e një balancimi në tregun global të naftës.
Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar ”Brent” filloi tregtimin sot me 71,83 dollarë nga 72,02 që ishte dje.
Ndërkohë, marka amerikane e naftës së papërpunuar ”West Texas Intermediate” (WTI) shitet me 62,55 dollarë për fuçi nga 62,78 dollarë dje.
“Arabia Saudite do të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të parandaluar çdo luftë, ndërsa dora e saj gjithmonë është e shtrirë në paqe”, thuhet në një kumtesë të qeverisë së Riadit, në të cilën theksohet se ajo ”mbetet e angazhuar për arritjen e balancimit të tregut të naftës dhe stabilitet”.
Furnizimi i sigurt i tregut global me naftë nga rajoni, ka qenë i rrezikuar, gjë që ka rritur çmimet e naftës.
Dy naftëmbajtëse të Arabisë Saudite u sulmuan më 12 maj, pas çka pasoi sulmi me dronë më 14 maj mbi dy stacione për pompimin e naftës./ /os/ a.jor.






















