SOFT NEWS – Kur mbijeton edhe pas një shigjete të vërtetë në… zemër!

TORINO, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Mbërriti në sallën e operacionit me një shigjetë, që ishte futur mbi 30 centimetra në barkushen e majtë, ”dhoma” më e rëndësishme e zemrës, dhe arriti të shpëtonte.

Është rasti i një 47-vjeçari në komunën e Aostës, ndaj të cilit u krye ndërhyrje e konsideruar ”e jashtëzakonshme”, në një spital të Torinos.

Ndërhyrja e nxjerrjes së shigjetës dhe trajtimi i dëmtimeve kardio-pulmonare rezultuan  krejtësisht të suksesshme.

Nisur nga shkalla e dëmtimit, mjekët thanë se nuk po përjashtonin hipotezën e vetëvrasjes./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.