Ballina Bota

MJEKËSI – Muzika si ilaç për shëndetin

MILANO, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Muzika është ilaç për shëndetin, ka fuqi të madhe terapeutike që varion nga sëmundjet më të ndryshme.

”Ajo ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të humorit, shqetësimeve psikologjike, depresionit dhe një sërë sindromave klinike siç janë autizmi apo sëmundjet neurodegjenerative”, shpjegon në një intervistë Alice Mado Proverbio, profesoreshë në Universitetin e Milanos-Bicocca dhe autore e librit “Neuroshkencat konjitive të muzikës’’.

“Muzika ngushëllon pacientin, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe stimulon kujtesën autobiografike, duke rikthyer kujtimet personale dhe duke përforcuar identitetin e tyre”, thotë ajo./    /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Forca e Ligjit”/ Vijon operacioni “Vol-vo 4”, ndalohet 36-vjeçari
Artikulli tjetërCakaj: Bisedime me disa vende për njohjen e lejeve të drejtimit