Ballina Aktualitet

Meta: Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e vizave

TIRANË, 21 maj/ATSH/ “Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta, në një takim me zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj.

Limaj e njohu Presidentin Meta me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.

“Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë. Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë”, tha Presidenti Meta.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIndustria kryeson kredinë për bizneset
Artikulli tjetërGREQI – Rubicon merr përgjegjësinë e hedhjes së bojës në fasadën e parlamentit