VJENË, 21 maj /ATSH-AFP/ – Tri herë kampion bote i Formula1, austriaku Niki Lauda vdiq të hënën në moshën 70-vjeçare, bënë të ditur familja dhe mediat austriake.
Lauda, legjenda e F1 në vitet 1970 dhe 1980 i shpëtoi për pak vdekjes në 1976, pas një aksidenti në pistë gjatë Çmimit të Madh të Gjermanisë.
Makina e tij u përfshi nga flakët pas daljes nga pista dhe mundi të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së pilotëve të tjerë.
Ai la gjurmë në historinë e këtij sporti, të cilin e zgjodhi kundër dëshirës së të atit shumë i pasur, vetëm në sajë të një përgatitje sistematike dhe vendosmërisë në timon.
Ai ndante me F1 edhe pasionin për aviacionin, ai themeloi në 1979 kompaninë e tij ajrore, ”Lauda Air”, që ia rishiti ”Austrian Airlines” në 2002.
‘’Sukseset e tij të jashtëzakonshme si sportist dhe biznesmen janë dhe do të mbeten të paharrueshme. Energjia e pashtershme që e karakterizonte, sinqeriteti dhe me guximi mbeten një shembull dhe një pikë referimi për ne ‘’, thekson familja./ /v.b/ a.jor.






















