Ballina Bota

BM – Corbyn konfirmon kundërshtimin e planit të ri të May për Brexit

LONDËR, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Lideri laburist Jeremy Corbyn reagoi sot duke kundërshtuar hapur alternativat e reja të ofruara nga kryeministrja konservatore, Theresa May.

“Ofertat e Theresa May mbi Brexit janë një ripërtëritje e atyre që janë diskutuar tashmë, nuk e shoh se si projektligji mund të kalojë në Parlament në fillim të qershorit”, deklaroi Corbyn.

“Nuk ka ndryshime thelbësore në lidhje me tregun e përbashkët dhe unionin doganor, si dhe për çështjet e tjera”, i bie shkurt Corbyn, duke shtuar se Laburistët, nëse gjërat qëndrojnë kështu, nuk do e mbështesin zyrtarisht propozimin e May. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Berat, ndërhyrje restauruese në banesën e familjes Gjika
Artikulli tjetërKANADA – Një delegacion parlamentar në Kinë për të liruar dy kanadezët e arrestuar