TIRANË, 20 maj /ATSH/ – Sot është Dita Kombëtare e Jetimëve.
Me rastin e kësaj dite Presidenti i Republikës ka apeluar që të gjithë të punojnë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin dhe arsimimin e tyre.
“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë”, është shprehur Presidenti Meta.
“Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe”, ka apeluar Kreu i Shtetit.
/gj.mima/ /a.g/














