Ballina Bota

AUSTRI – Dorëhiqen të gjithë ministrat e ekstremit të djathtë

VJENË, 20 maj /ATSH-AFP/ – Partia e ekstremit të djathtë në Austri, FPO, njoftoi sot dorëheqjen e të gjithë ministrave të saj nga qeveria e krijuar në dhjetor 2017 me konservatorët e kancelarit, Sebastian Kurz, pas shkarkimit që iu bë sot ministrit të Punëve të Brendshme, Herbert Kickl në kuadër të skandalit “Ibiza-gate”.

Ministri i Transporteve, Norbert Hofer, shefi i ri i FPO-së, kishte lidhur vazhdimin e pjesëmarrjes në qeverisje të FPO-së me fatin e Kickl, të shkarkuar nga Kurz pas publikimit të premten të një videoje që flet për financime ruse për këtë formacion politik.

“Në marrëveshje me presidentin e republikës, i propozova presidentit të republikës që të shkarkojë ministrin e Brendshëm”, kishte njoftuar sot Kurz gjatë një konference për shtyp. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Shkarkohet edhe ministri i ekstremit të djathtë
Artikulli tjetërNjohja e patentave shqiptare, gati dokumentacioni me disa shtete