Ballina Bota

SOFT NEWS – Pasaportën e humbur kërkojeni te… McDonald!

VJENË, 19 maj /ATSH-AFP/ – Në menytë e restoranteve McDonald’s në Austri sapo është futur një specialitet i ri.

Asistenca konsullore tashmë propozohet nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë për qytetarët amerikanë në vështirësi.

Ambasada amerikane në Vjenë njoftoi nënshkrimin e një partneriteti me mbretin e restorantit të ushqimit të servirur në mënyrë të shpejtë ku parashikohet që degët e markës në Austri munden t’i vijnë në ndihmë turistëve në vështirësi duke i vënë në kontakt me shërbimet konsullore.

‘’Ekipet e restoranteve McDonald’s në Austri do t’ju vijnë në ndihmë me vënien në kontakt me shërbimet konsullore të ambasadës amerikane’’, sqaron përfaqësuesja diplomatike në një mesazh në Facebook.

Në mesin e shembujve të përmendur tregohet rasti i një pasaporte të humbur ose të vjedhur apo duke shkuar më tej me asistencë gjatë udhëtimit në raste urgjente.

Ambasada e kontaktuar nga media nuk sqaron nëse ky bashkëpunim ishte i pari në llojin e tij.

Iniciativa është perceptuar në forma të ndryshme në rrjetet sociale ku përkufizimet McVisa” dhe “McPasseport” kanë nisur të shpërndahen.

‘’A është kaq të vështirë për të kërkuar format e kontaktit të ambasadës në internet??, ngrinte pyetjen një përdoruese e rrjetit social./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Turistë nga Gjermania deri në Zelandën e Re: Të mrekulluar nga bukuria natyrore dhe mikpritja shqiptare
Artikulli tjetërPlatforma e bashkëqeverisjes, 3086 ankesa të zgjidhura