Ballina Aktualitet

Platforma e bashkëqeverisjes, 3086 ankesa të zgjidhura

TIRANË, 19 maj/ATSH/- “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 25523, ndërsa numri ankesave të regjistruara është 36406.

Në nivel vendor janë regjistruar 6357 ankesa dhe janë zgjidhur 3086.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 12 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 2 raste nga Ministria e Drejtësisë, 3 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 3 rast nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 1 rast Ministri i Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, 3 raste bashkia Tiranë dhe 1 rast bashkia Elbasan.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 17 466, ndërsa numri i regjistrimeve të reja është 101345 ./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Pasaportën e humbur kërkojeni te… McDonald!
Artikulli tjetërRonaldo shpallet lojtari më i mirë i sezonit në “Seria A”