TIRANË, 11 Maj /ATSH/ – Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin e paralajmëruar rreth orës 18.30 përpara kryeministrisë.
Protestues nga qytetet e vendit, kanë ardhur në kryeqytet, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga PD dhe aleatët.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së kryeministrisë.
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe kërkesa e tyre është ngritja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Kjo është protesta e katërt kombëtare e PD dhe aleatëve të saj, ndërsa e dyta që zhvillohet pasdite.
/gj.mima/ /a.g/





















